Hoteli Gold

Objekti: Hotel

Emri: Gold

Sip: 1000 m2

Vendodhja: Vlorë, Uji i ftohtë

Shërbimet e Ofruara nga PAS+P: Projekt arkitektonik, Interior Design, Supervizimi i punimeve.

Viti: 2008-2010

Gold Hotel, i pozicionuar në një nga vendet më të bukura të qytetit të Vlorës, pranë ujit të ftohtë, është planifikuar dhe ndërtuar duke respektuar natyrën e mrekullueshme të kësaj zone. Pamjet e mrekullueshme të peisazhit, janë shfrytëzuar maksimalisht nga projekti arkitektonik i hotelit, dhomat e të cilit janë të gjitha me pamje nga deti. Për të shijuar pamjen e bukur, çdo dhomë është ndërtuar me ballkon ose verandë individuale të dekoruara me lule natyrale. Fasada e hotelit është veshur nga një kombinim i gurit dhe bojës duke i dhënë hotelit një pamje mediterrane.

Interieri i dhomave, për të kategorizuar nivelet e ndryshme, është realizuar i veçantë për secilën kategori. Ngjyra mbizotëruese e dhomave dhe ambienteve të hotelit është ngjyra e artë ,gold. Dhomat janë veshur me letër muri e cila i përshtatet mobiljeve të cilat janë të gjitha të prodhuar përkatësisht për Gold Hotel. Krevatët janë të veshur me dru dhe tapiceri duke i bërë ata sa praktik aq dhe të rehatshëm. Ambientet e tjera të hotelit jane lyer me teknike “Sahara” e cila nga kënde të ndryshme pasqyron nuanca të ndryshme të ngjyrave në gold. Bari kyresor i hotelit shtrihet në ambiente të brendshme dhe të jashtme duke u ofruar pushuesve mundësinë e shijimit të perëndimeve “Gold”.