Coffee Bar Embo1

Objekti: Bar

Emri: Embo 1

Sip: 100m2

Vendodhja: Kristal Center, Tiranë

Shërbimet e Ofruara nga PAS+P: Zgjidhja funksionale, Interior Design, Projektet e  Impanteve Elektrike, Hidraulike, Speciale, Ndjekja e Punimeve, Krijimi i Identitetit

Viti: 2011

Embo 1 është një bar në të cilin dominon stili barok i ndërthurur me linjat moderne. Pjesa dërrmuese e interiorit është dizenjuar nga PAS+P dhe prodhuar me dorë nga partnerët e saj. Çdo element i interiorit i përdorur në këtë Bar është shumë i veçantë. Krijimi dhe realizimi i tyre ka kaluar në disa faza dhe prodhues të ndryshëm për të arritur rezultatin përfundimtar. Tribali i mureve dhe tavanit është realizuar nga mobilerë vendas. Për të krijuar atmosfera të ndryshme, tavani është ndriçuar me LED i cili ndryshon ngjyrën me komandim. Një veçanti tjetër e Embo 1, janë karriget Montbel, të cilat dallojnë për komfortin, rezistencën maksimale dhe dizenjon e shkëlqyer. Karriget Montbel, të perzgjedhura për Embo 1, janë të sitilit modern me linja të pastra, praktike por në të njëjtën kohë elegante. Ato perputhen shumë mirë me të gjithë pjesën tjetër të interiorit të Bar EMBO 1.