Te Cadra

Objekti: Bar

Emri: Çadra

Sip: 130m2

Vendodhja: Tiranë

Sherbimet e Ofruara nga PAS+P: Projekt arkitektonik, Interior Design, Konstruksion, Supervizimi i punimeve.

Viti: 2009-2010

Pas shndërrimit që PAS+P Architecture i bëri, bar Çadra te blloku është kthyer në baret më të dashura të kësaj zone. Pas rikonstruksionit, vetëm emri mbeti i njëjtë me lokalin e mëparshëm, pasi dhe logo e aplikuar në tabelën ndriçuese u rifreskua.

Dy faqet kryesore të barit janë përzgjedhur të jenë xham nga dyshemeja në tavan jo vetëm për të shfrytëzuar dritën dhe pamjen e bukur të zonës por gjithashtu për ta bërë kete bar të ndryshueshëm në ditët e ngrohta të vitit. Fasada e xhamit hapet 100% në formë firzamonike në mënyrë që klientet të shijojnë ngrohtësinë e ditës dhe freskinë natyrale të pasdites.

Kolltukët, janë një kombinim i drurit dhe lëkurës dhe copës. Tavolinat ashtu si kolltukët janë dizenjuar dhe prodhuar për të qenë në perputhje me stilin e arredimit dhe për më tepër për të qenë të rehatshme për klientët.

Vëmendje e rëndësishme i është kushtuar  përzgjedhjes së pikturave të cilat dekorojnë hijshëm dy faqet e tjera të lokalit pa dritare.

Ndriçimi është realizuar në plane të ndryshme duke krijuar atmosferë të këndshme gjatë orëve të mbrëmjes.

Te tjera nga kjo kategori: « Melo&Grano Segue »