Projektim

PAS+P ofron projekte arkitekture për objekte të ndryshme si shtëpi , hotele, spitale etj, gjithashtu projektime interior design për të gjitha llojet e ambienteve. Projektet tona janë unike dhe që respektojnë kërkesat e klientëve. Ne përpiqemi që projektet tona jo vetëm të ofrojnë zgjidhje, duke i kthyer hapësirat në ambiente komode pune dhe jetese, por në të njëjtën kohë të respektojnë mjedisin dhe ambientin arkitektural të zonës. Projektet tona reflektojnë risi, elementë të ndërthur në mënyrë harmonike dhe zbatueshmëri në përputhje të plotë me kërkesat e klientëve tanë. Për sa i përket Interior Design, kemi patur rastin të transformojmë në mënyrë radikale hapësirat e brendshme, për të përfituar ambiente të këndëshme, të spikatura , komode dhe që maksimizojnë kënaqësine e klientit. Bare, lokale, zyra, shtëpi dhe vila janë disa nga llojet e ambienteve që ne kemi transformuar, përmirësuar, arreduar e dekoruar, të cilat ngjallin emocione e ndjesi positive te kushdo që jeton apo viziton këto ambiente.