PR dhe Promocion

Planifikim & Ekzekutim të Fushatave PR

Një marrëdhënie e mirë me mediat mund të përmirësojë ndjeshëm imazhin e biznesit tuaj. PAS+P Marketing ndihmon në vendosjen, nxitjen dhe përmirësimin e këtyre marrëdhënieve nëpërmjet njoftimeve për shtyp, artikujve të publikuar, intervistave në mediat e ndryshme, konferencave për shtyp e shumë aktiviteteve të tjera.

 

Planifikim & Menaxhim të Eventeve zyrtare dhe promocionale

Aktivitetet e rëndësishme, festat, ceromonitë , inagurimet mund të lënë përshtypje të thellë te klientët apo partnerët tuaj të biznesit. PAS+P Marketing kujdeset që këto përshtypje të jenë nga më të mirat dhe të reflektojnë nivelin e biznesit tuaj. Në bashkëpunim me ju, ne bëjmë një planifikim të detajuar duke filluar që nga lista e pjesëmarrësve, skenografia, dekorimet, skenari, dhuratat e deri te përcjellja e të ftuarve dhe promovimi i eventit në media.

 

Planifikim & Ekzekutim të Fushatave CSR

Angazhimi në fushata të Përgjeshmërisë Sociale është një nga mjetet më të reja të marketingut . Me një publik gjithnjë e më mirë të informuar dhe me kërkesa në rritje, tashmë është bërë e pamundur për shumë biznese të operojnë normalisht pa marrë parasysh këto kërkesa. PASP +P Marketing sygjeron kompanitë që të angazhohen në aktivitete të përgjegjshmërisë sociale si mjet për t’u afruar më shumë me klientët e tyre. Ne ofrojmë orientim/këshillim se cilat aktivitete të përzgjidhni, planinifikim të aktiviteteve, ekzekutim dhe më në fund promovimin e këtyrë aktiviteteve te klientët dhe t grupet e tjera të interesit.

 

Planifikim & Menaxhim të Sponsorizimeve

Nëse ju vendosni të kontribuoni në sponsorizimin e aktiviteteve të ndryshme të natyrës sociale, sportive apo kulturore, PAS +P Marketing ju ofron konsulencë për zgjedhjen e aktiviteteve që kanë vizibilitet dhe impakt më të gjerë në public. Ne veprojmë si ndërmjetës për të garantuar që të drejtat dhe vizibiliteti i markës suaj në këto aktivitete të jetë maksimal. Gjithashtu në bashkëpunim me organizuesit, nxisim promovimin e aktivitetit në media dhe kanale të ndryshme.