Menaxhim

Menaxhimi dhe ndjekja e punimeve është një nga shërbimet e ofruar nga PAS+P, në momentin që ju keni përzgjedhur bashkëpuntorin realizues të projektit. Menaxhimi i projektit është një etapë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen e projektit. Ky shërbim përfshin ndjekjen dhe kontrollin e vazhdueshëm të grupeve të punës për të siguruar që puna e tyre është përmbushur në përputhje me projektin dhe kërkesat e klientit. Ky shërbim realizohet nga Inxhinierë të PAS+P, të cilët kontrollojnë objektin dhe ndjekin nga afër punën e grupeve të punës, për të siguruar që realizimi i projektit të bëhet sipas detajimeve të dhëna dhe cilësisë së kërkuar. Ky proçes përfshin kontaktimin, koordinimin dhe menaxhimin e grupeve të punës. Përzgjedhja e grupeve të punës bëhet në varësi të çmimit, cilësisë dhe kohën e realizimit. Në këtë kohë bëhet likuidimi i grupeve të punës si dhe rakordimi i sasive të materialeve të përdorura në objekt, për të siguruar njëherazi klienti të paguaj për koston reale. Në këtë fazë ne vemë në dispozicion know-how, ekspertizën dhe talentin e inxhinierëve, ofertuesve dhe financierëve të PAS+P, për të siguruar cilësinë më të mirë dhe njëkohësisht kostot më konkuruese për klientët tanë.