Identitet dhe Reklame

Krijimi i & Pozicionimi i Brand/Markës

Marka ose Brand është ADN-ja e komunikimit të biznesit me klientët apo partnerët. Në kushtet e konkurencës së ashpër, krijimi i markës është një domosdoshmëri për çdo biznes. PAS+P Marketing garanton krijimin e një marke përfaqësuese që gërsheton pikat e forta dhe cilesitë më mira të biznesit si dhë premtimin ndaj klientëve tuaj. Është shumë e rëndësishme që Marka juaj të ketë vizion dhe të lejojë aplikime dhe zgjatime të reja, sidomos nëse biznesi juaj ka më shumë se një Markë apo synon krijimin e Markave të tjera në të ardhmen.

Ne i këshillojmë bizneset të zgjedhin mënyrën e duhur për të komunikuar Markën e tyre, për të arritur brenda një kohe të shkurtër njohjen në treg. Me kalimin e viteve, për shumicën e bizneseve bëhet e nevojshme rifreskimi ose ripozicionimi i Markës për t’ju përshtatur më mirë ndryshimeve të klientëve të tyre. PAS P Marketing ofron strategji për ndryshimin e pozicionit tuaj përkundrejt konkurentëve, si dhe për rifreskimin e imazhit tuaj.

 

Krijim i Identitetit të Kompanisë

Janë të shumtë klientët që na kanë besuar krijimin e imazhit të tyre. Skuadra jonë e talentuar ka treguar gjithmonë cilësitë e saj krijuese për të krijuar logo dhe element të tjerë vizualë të nevojshëm për të krijuar Identitetin për shumë kompani të sektorëve të ndryshëm. Ne kujdesemi të ofrojmë elementë dizaini që tërheqin vëmendjen dhe lënë përshtypje të thellë te publiku për stilin e zgjedhur, ngjyrat e elementët e përdorur. Kujdes të vecantë tregojmë për njëhësimin e të gjitha elementëve vizualë duke krijuar forma e formate të gatshme që sigurojnë koherencë në komunikimet e biznesit në të gjitha nivelet.

 

Reklama

Reklama është një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit, me të cilin brenda një kohe shumë të shkurtër mund të arrini një numër të madh klientësh. Me fokusin për të nxjerrë në pah avantazhet e aktivitetit tuaj, ne ofrojmë fushata reklamuese që do të impresiojnë dhe do të zënë vëmendjen e klientëve tuaj për një kohë të gjatë. Fushatat reklamuese të mirëplanifikuara dhe të vendosura vetëm në kanlet e duhura, shumë shpejt do të rrisin efektshmërinë e komunikimit dhe përmirësojnë pozicionin e biznesit tuaj.

 

Dizain & Prodhim të Materialeve Publicitare

PAS+P Marketing ofron dizain dhe prodhim të të gjitha materialeve Publicitare të nevojshme për promovimin e biznesit tuaj. Këtu fjalën kryesore e ka kreativa e cila realizon në përputhje me brand manualin tuaj, imazhe që “thonë 1000 fjalë”. Kreativa që godasin, tagline/slogane që nxjerrin në pah vlerat e produktit apo shërbimit e mbi të gjitha vazhdimësi në gjithë linjën e komunikimit. Fletëpalosje, broshura, katalogë, raporte vjetore,postera, adezivë, tabela ndriçuese janë disa nga materialet e prodhuara.

 

Dizain & Prodhim të Materialeve kancelarike të personalizuara

Pjesë e imazhit të kompanisë janë dhe materialet kancelarike të personalizuara/branduara, të cilat promovojnë me sukses biznesin tuaj midis punonjësve, furnitorëve dhe klientëve. Letra me kokë, kartolina, zarfe, dosje, blloqe shënimesh, fatura, tabela ndricuese, materiale kancelarike me logo e shumë të tjera, të gjitha te dizenjuara me kujdes në përputhje me stilin dhe imazhin e dëshiruar.

 

Strategji të Integruara Marketingu (Reklama në TV, Radio, Shtyp i shkruar, Outdoor, Internet, etj)

Bizneset çdo ditë e më tepër përballen me konkurentë e forma të reja të konkurencës. Në këto kushte ku klientët tuaj bombardohen çdo ditë me mesazhe promocionale, ne ofrojmë Strategji të mirëfillta Komunikimi që integrojnë në menyrë perfekte llojet e ndryshme të mediave. Për këtë ofrojmë zgjidhje që synojnë njehësim të mesazheve që klientët tuaj marrin nga kanalet e ndryshme të komunikimit, pozicionimin në vëmendjen e tyre si dhe forcimin e markës dhe imazhit të kompanisë suaj. Në varësi të fushatës promocionale, kombinimi i mediave ka efekt të drejtpërdrejtë në buxhetin e marketingut. PAS +P Marketing ju ofron media plane për reklamat në TV, Radio, Shtyp i shkruar, Outdoor dhe Internet, të përgatitura me kujdes nga profesionistë.

Në këtë kuadër ne ofrojmë gjithashtu krijim dhe menaxhim të profileve zyrtare të kompanisë suaj në rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Linkedin etj.

 

Planifikim & Ekzekutim të Fushatave të Marketingut Direkt

Nëse keni nevojë të promovoni një produkt të ri ose të nxisni shitjen e një produkti ekzisutes, ju mund të zgjidhni të komunikoni në menyrë më direkte me klientët tuaj, nëpërmjet një ose kombinimit të disa mjeteve të Marketingut Direkt. PAS+P ofron planifikim dhe ekzekutim të fushatave me SMS, me E-mail, shpërndarjen e fletëpalosjeve, broshurave apo katalogëve. Ne gjithashtu ofrojmë krijimin e bazës së të dhënave të nevojshme për ekzekutimin e këtyre fushatave. Rezultatet e këtyre fushatave janë lehtësisht të matshme dhe përgjithësisht shkaktojnë një reagim të menjëhershëm te klientët tuaj si pasojë e mesazheve të personalizuara që transmetojnë.