Realizim

PAS+P ka kapacitete të çojë deri në fund realizimin e të gjitha kategorive të projekteve, me të njëjtin entuziazëm dhe dedikim, pavarësisht buxhetit të tyre.Nëpërmjet rrjetit të bashkëpunëtorëve tanë, ne garantojmë që rezultati final të jetë i njëvlerëshëm me atë të projektimit, brenda afateve të dhëna dhe buxhetit të caktuar. Ne ndjekim një metodologji sistematike dhe të koordinuar, duke përfshirë jo vetëm proçesin e dizenjimit, por edhe kërkimin e tregut në mënyrë që kërkesat e klientit të përmbushen duke prodhuar hapësira të mirë shfrytëzuara dhe të kompletuara. Përzgjedhja e materialeve si pllaka, parket, bojë letër muri, mobilje, hidrosantiare, ndriçuesa, perde, piktura etj, bëhen së bashku me klientin sipas buxhetit të përcaktuar dhe në përputhje me stilin e zgjedhur.

Projektet tona të realizuara synojnë krijimin e objekteve që janë në harmoni me mjedisin dhe komunitetin. Shtëpitë, apartamentet, vilat, zyrat transformohen në objekte me identitet të spikatur, me hapësira të mirëorganizuara, të rehatshme dhe ku ke kënaqësi të jetosh e punosh.