Konsulencë, Studime tregu

PAS+P Marketing para së gjithash është kompani Marketingu. Është e zakonshme që për shumë njerëz, madje dhe shumë biznese, Marketingu dhe Reklama të konsiderohet e njëjta gjë. Në fakt Marketingu është një zgjedhje që bën biznesi për të patur sukses në periudha afatgjata. Nëse një biznes ingranohet në një veprimtari marketingu ose e sheh marketingun si një përbërës të rëndësishëm të aktivitetit të tij, ka më shumë shanse për të arritur objektivat e tij ekonomikë. Është kjo arsyeja që ne në PAS+P, më tepër se një fushatë të thjeshtë publicitare, ofrojmë zgjidhje strategjike, duke i inkurajuar klientët tanë të synojnë rezultate afatagjata. PAS+P ofron konsulencë për klientët e saj , që ata të fillojnë të shohin me sytë e klientit. Kjo arrihet me studime tregu paraprake, testime dhe plane marketingu. Në këtë menyrë, me ndihmën e strategjive të marketingut, do të kuptoni më mirë klientët tuaj, duke ofruar shërbime dhe produkte që ju vlejnë, në mënyrën më të lehtë dhe me kostot më të ulta.